Arrestohen disa persona në Shkup të kërkuar me urdhërarreste për kryerjen e vjedhjeve të rënda

nga Xh M

Nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Ndjekjeve pranë SPB Shkup rreth orës 06:00 në Shkup, në territorin e komunës Kisella Vodë, e kanë privuar nga liria F.P. (31) nga Shkupi, i cili ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacionalnga MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, për veprën penale të kryer “vjedhje e rëndë”, njoftoi MPB-ja

Poashtu sot (08.09.2024), nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Ndjekjeve pranë SPB Shkup rreth orës 06:50 në Shkup, në territorin e Komunës së Gazi Babës, e kanë privuar nga liria V.D. (33) nga Shkupi, i cili me urdhërarrest nacional nga MPB-ja ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për veprën penale të kryer “vjedhje e rëndë”.

Siç njofton MPB-ja, personat do të shoqërohen në institucion ndëshkues-korrektues kompetent për vuajtjen e dënimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More