Arrestohen dy gostivaras, gjatë bastisje është gjetur drogë

Gostivar, 5 tetor – Në Gostivar sot rreth 11.35 nëpunës të policisë në SPB Tetovë – Sektori për punë të brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria gostivarasit K.S. (51) dhe H.A. (54).

 

“Gjatë bastisjes së banesës të K.S. në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, i kryer me urdhër gjyqësor, ku është kapur edhe H.A. është gjetur dhe sekuestruar heroinë, disa shishe të plastikës me metadon, vagë digjitale dhe sende me mbetje të drogës”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Ata janë ndaluar në Stacionin policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’u përgatiten parashtresa adekuate.

Related posts

Arrestohet mjeku në Kumanovë, i dyshuar për pranim të mitos dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare

D V

Një femër dhunohet në Lipjan

N E

Policia e Ferizajt me aksion ndaj lëmoshë kërkuesve, gjobit një 69 vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More