Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, të cilët dyshohen se kanë marrë nga viktima të ndryshme para me fajde.

Siç njofton Policia, nja personat e dyshuar janë konfiskuar para të gatshme,dy telefona mobil dhe disa dokumentacione, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme. Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related posts

Treni godet veturën në Pejë, lëndohen 4 persona

N E

Policia e Ferizajt me aksion ndaj lëmoshë kërkuesve, gjobit një 69 vjeçar

D V

Arratiset nga QKUK-ja një i burgosur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More