Arrestohen dy persona në Prizren të dyshuar për trafikimin e një të miture

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, nën dyshimin për trafikim të një të miture, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është strehuar në një vend të sigurt.

Në raportin e PK-së, thuhet se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Trafikim me njerëz- Prizren 08.09.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër  kosovare (e mitur). Viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të PK-së. 

Related posts

Mbi 200 shkelje në trafik në Shkup, 118 për vozitje të shpejtë

D V

Parandalohen 5 aksidente rrugore/ 10 shoferë të arrestuar, 41 patenta të pezulluara

D V

Vrasja e 50 vjeçarit në Gjilan, policia arreston tre persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com