Getting your Trinity Audio player ready...
|
Më datë 14.05.2025 në ora 14.45 dhe 15.20 në rrugën ,,Goce Dellçev” dhe rrugën ,,Pitarnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.A. (42) dhe J.Sh. (37), të dy nga fshati Forinë e Gostivarit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se me datë 06.05.2025 në një objekt hotelierik në Gostivar nga personi R.S. (46) nga Gostivari, ka marrë një mjet personal. Tek ata është gjetur mjeti që dyshohet se e ka origjinën nga vepra e kryer penale. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditet kallëzimi përkatës.