Në datën 05.10.2020 në orën 09.40 në Kalimin kufitar “Tabanoc” nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria N.B.(25) nga Shtipi, sepse gjatë kontrollit të automjetit të udhëtimit “BMW” me targa nacionale angleze, i drejtuar nga N.B. është gjetur marihuanë. Personi është dorëzuar tek nëpunësit policorë të SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Gjithashtu, në datën 05.10.2020 në orën 21.00 në Gostivar, nëpunës policorë të SPB-Tetovë-Reparti për punë të brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria A.B.(28) nga Gostivari sepse gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë dhe fara të “Kanabis sativa”. A.B. është mbajtur në Stacioni policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rrastit, pas çka kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.