Arrestohen dy persona të cilët kanë sulmuar me mjet të mprehtë një pronar të objektit hotelierik në Dibër.
Në 30.12.2020 në orën 17.30 në Kalimin kufitar “Jazhincë”, pas kontrollit të kryer, në lidhje me veprën e kryer penale “vrasje në tentativë” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal ndaj B.P., pronar i objektit hotelierik në Dibër, nga liria janë privuar A.S.(39) nga Dibra, me vendbanim në R. e Kosovës dhe U.D.(68) nga f.Jazhincë, Tetovë, njoftoi MPB.
Njësia për punë të brendshme Dibër po punon në zbardhjen e rrastit, pas çka do të ngritet parashtresë adekuate.