Arrestohen dy persona për tregtim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka ndaluar kamionetën në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( pasagjeri  dhe drejtuesi i kamionetës).

“Gjatë kontrollit në kamionetë janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale : dy pistoleta me 17 copë fishekë, një thikë, 218.10 €, 2000 Lekë Shqiptar, katër telefona celular  dhe kamioneta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin ku banon i dyshuari (pasagjeri) i janë sekuestruar , një armë automatike dhe 43 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

Janë sanksionuar 256 vizitës për vizitje të shpejtë

D V

Emri/ Shkon në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ndërron jetë 23-vjeçarja

D V

Ferizaj: Kundërshtoi dhe kanosi policin, pas arrestimit i gjendet pistoletë me tre fishekë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More