Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen dy persona, vodhën sende me vlerë në një shtëpi në Gostivar

Në datën 04.08.2020 në periudhën nga ora 19.30 deri në orën 20.00, duke vepruar sipas urdhërit të gjykatës nga Gjykata Themelore Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni policor i Gsotivarit kanë kryer bastisje në automjetin e udhëtimit “Folksvagen Turan”, me targa të Tetovës, pronë e Xh.A.(34) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Komuna e Bogovinës, gjatë së cilës janë gjetur sende që vijnë nga vepra e kryer penale “Vjedhje”, e denoncuar në orën 11.25 nga A.H.(83) nga Gostivari. Sipas denoncimit, A.A. dhe Xh.A. nga f.Pallçisht i Poshtëm, të angazhuar si ndihmës te personi që i denoncoi, disa herë kanë marrë të holla dhe sende me vlerë nga ajo. Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa Xh.A. dhe A.A. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrastit, thuhet në raportin e policisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...