Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Arrestohen dy shkupjanë për shkak të grabitjeve të rënda në banesa

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Arrestohen dy shkupjanë të cilët në shumë raste kanë kryer grabitje të rënda në banesa, ku kanë marrë para dhe kartela pagesore, ndërsa të denoncuarit të parë i është caktuar edhe paraburgim.

MPB informon se SPB Shkup – NJPB Aerodrom dhe Draçevë kanë ngritur padi penale kundër A.N.(35) dhe A.D.(26), të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer disa vepra penale “grabitje të rënda” dhe “grabitje e rëndë në mënyrë të pacipë”.

“Në bazë të urdhërit gjyqësor, ndërsa sipas njohurive paraprake se në disa raste kanë kryer grabitje të rënda në banesa, ku kanë marrë para dhe kartela pagesore, dje janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë disa gjëra lidhur me veprat penale mes të cilave edhe kartelat pagesore në pronësi të personave të dëmtuar”, thonë nga MPB.

Ata janë arrestuar në stacionin policor, ndërsa të paraqiturit të parë i është caktuar paraburgim nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26 vjeçar te i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Dafina Vidishiqi

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...