Autoritetet italiane kanë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë, si pjesë e një grupi trafikantësh droge.
Operacioni është ekzekutuar nga policia e Breshias.
Është dokumentuar se të prangosurit kanë trafikuar rreth 50 kilogramë lëndë narkotike në provincën e Breshës dhe në territoret e Mantova, Trento, Trieste e Verona.
Furnizimi me kokainë bëhej nga një shqiptar me banim në komunën Travagliato, në provincën e Breshës.
Hetimet kanë vërtetuar blerjen e të paktën 6 kilogramëve kokainë nga furnizuesi shqiptar i drogës.
Dorëzimi i kokainës bëhej në makinën luksoze të trafikantit shqiptar.
Ndërsa roli i shqiptarit të dytë të përshirë në këtë operacion ishte në atë që porosiste kokainë.