Arrestohen dy vjedhës në Kumanovë, kapen në flagrancë

nga D V

MPB Maqedoni njofton se më datë 16.07.2024, rreth orës 22:00, nga ana e punonjësve policorë të stacionit të mbikëqyrjes kufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare në Veri, janë ndaluar personat E.B (29) dhe E.I (25).

Siç njoftojnë nga MPB, ata janë gjetur me një person tjetër gjatë kryerjes së veprës “vjedhje e rëndë” në një objekt të një ferme të dikurshme në fshatin Reçicë të Kumanovës, ku kanë çmontuar dy motorë të mëdhenj.

“Personave u janë marrë mjetet me të cilat kanë kryer veprën penale, ndërsa ekipi i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More