Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Arrestohen gjashtë persona për falsifikim të testeve PCR në Maqedoni

Policia e Maqedonisë dje ka arrestuar gjashtë persona në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, për shkak të falsifikimit të testeve PCR.

Bëhet fjalë për pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kavadari, të cilët janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”, informon Telegrafi.

“Më 29.01.2021 gjatë kryerjes së kontrolleve është vërtetuar se PCR testet e tyre nuk janë lëshuar nga klinika adekuate. Janë konfiskuar gjithsej gjashtë teste PCR në emër të tyre, gjashtë celularë, si dhe dokumentet e tyre për udhëtim. Gjashtë personat janë dorëzuar në stacionin policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtejme”, thonë nga MPB.

Postime të ngjashme

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

Filipçe: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Koçan

Z H