Arrestohen gjashtë të mitur nën dyshimin për tentim vrasje në Klinë

nga Xh M

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ujmir-Klinë, më 15 mars, rreth orës 19:45, kur Policia u njoftua për një rrahje.

Pas pranimit të informatës, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar tetë persona të përfshirë në incident.

Dy nga të dyshuarit, që kishin pësuar lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë (thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Pejës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Pasi janë intervistuar nga hetuesit, gjashtë të dyshuarit, të mitur, janë ndaluar për 24 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More