Shkup, 8 prill – Policia dje në ora 00:20 dhe në ora 13:00 në Dobërdoll të Gostivarit, kanë privuar nga liria J.M. (19) dhe I.F. (32) nga i njëjti fshat.
Siç njoftoi MPB, ata dyshohen se më datën 2 prill në f. Dobërdoll kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në shtëpi.
Në stacion policor është realizuar bisedë zyrtare, gjatë së cilës ata e kanë pranuar veprën.
Ata janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.