Arrestohen hajdutët e druve në Kumanovë, thonë nga MPB

nga Xh M

Gjatë ditës së djeshme në lagjen “Çezmja Ajduçka” në Kumanovë, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.G nga Kumanova dhe personin S.N. nga Kriva Pallanka, përcjell TV21. Të njëjtit sipas MPB-së po transportonin dru zjarri pa dokumentacion përkatës.

“Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “TAM” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga A.G., ndërsa pasagjer ishte S.N., u konstatua se po transportonin gjashtë metër kub dru zjarri të pavulosur dhe pa dokumentacion. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More