Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Arrestohen katër persona në Shkup dhe një në Tetovë, posedonin drogë dhe armë

Katër persona janë arrestuar në Shkup për shkak se posedonin drogë dhe një në Tetovë ku pas bastisjes nga ana e policisë është gjetur armë.

Në datën 18.11.2020 në orën 17.45, nëpunësit policorë nga SPB-Shkup në rajonin e Gjorçe Petrovit e kanë privuar nga liria K.Sh.(35) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur materje pluhur. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Në datën 18.11.2020 në orën 21.20, nëpunësit policorë  nga SPB Shkup në rajonin e Qendrës, e kanë privuar nga liria S.K.(38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Në datën 18.11.2020 në orën 14.40, nëpunësit policorë nga SPB – Shkup në rajonin e Draçevës i kanë privuar nga liria M.S.(19) dhe  V.S.(18), të dy nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Në datën 18.11.2020 rreth orës 08.50, nëpunësit policorë të SPB-Tetovë i kanë privuar nga liria V.K(47) nga Tetova, sepse gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, të kryer me urdhërin e gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar pistoletë, të cilën e kishte poseduar pa leje. Pas zbardhjes së rrastit kundër V.K. do të vijojë parashtresë, thuhet në raportin e policisë.

Postime të ngjashme

Në Shkup 192 kundërvajtje trafiku, 31 për vozitje të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Shqiptari nga Kosova vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për veprën penale “trafikim me njerëz”

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një 26 vjeçar te i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Dafina Vidishiqi

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...