Katër shtetase të huaja janë arrestuar në stacion policor nën dyshimin se ilegalisht kanë punuar në objekt hotelierik në afërsi të Gostivarit.
Sipas SPB-Tetovë, nëpunësit policorë në Repartin për punë të brendshme-Gostivar kanë kryer aksion kontrollues rreth orës 01.30 në objekt hotelierik të locuar rreth autostradës Gostivar-Tetovë.
Në lokalin pronë e R.B.(46) nga Gostivari janë kapur katër shtetase të huaja, prej të cilave tre nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Kosovës.
Pas kontrollit të kryer janë privuar nga liria për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrim në kundërshtim me qëllimin.
Ato janë mbajtur në Stacionin policor-Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.