Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Arrestohen më shumë se 140 persona në protestat qeveritare

Grupi bjellorus i të drejtave të njeriut “Viasna” deklaroi se më shumë se 140 njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre u rrahën nga policia gjatë një proteste në të cilën qytetarët i bënë thirrje presidentit të vendit të jep dorëheqje.

Protesta masive u mbajtën për sot, protesta të cilat mbahet për radhazi për të 16-tën të diele. Protesta janë mbajtur pothuajse çdo ditë janë mbajtur që nga fillimi i gushtit, por protestat janë më masive të dielave.

Sipas mbrojtësve të të drejtave të njeriut, gjatë protestave u arrestuan më shumë se 19 mijë njerëz dhe mijëra u rrahën.

Protestuesit u mblodhën në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Minsk, por u përballën me policinë kur u përpoqën t’i afroheshin qendrës, kur pasoi edhe ndërhyrja policore.

Rreth 200.000 protestues dolën në rrugë në fund të tetorit, një nga tubimet më të mëdha që nga fillimi i protestave, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, pasi presidenti aktual Aleksandar Lukashenko shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin për “mashtrime në zgjedhje”.

Lukashenko ka fituar pesë mandate radhazi nga viti 1994, ndërsa ai dha betimin në fund të tetorit.

Postime të ngjashme

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane

T E

​OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

T E

Gorbaçov: Putin dhe Biden të takohen për bisedime për çarmatimin

T E

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...