Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Arrestohen në flagrancë trafikantët shqiptarë në Angli

Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri janë arrestuar ditën e sotme në Britani pasi këto të fundit janë kapur me dy çanta të mbushura me para brenda të cilave kishte më shumë se 56,000 paund.

Mediat e huaja shkruajnë se tre shqiptarët u vunë re nga policia teksa kjo e fundit po hetonte një grup të krimit të organizuar që drejtonte ferma kanabisi në Newcastle dhe Gateshead.

Tre shqiptarët vunë re kur dilnin nga një shtëpi në Gateshead, e cila po përdorej si epiqendër nga gangsterët. Kur policia ndali Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes në A1, një çantë që përmbante 45,000 £ u gjet në bagazh.

Bicerri më vonë u ndalua gjithashtu, në një VË Passat dhe kishte më shumë se 11,000 £ në një çantë transporti.Gjykata e Newcastle Crown tha se 112,941 £ u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona u përdor nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre.

Gjini, Gjoni dhe Bicerri fillimisht po përballeshin me akuza në lidhje me operacionin e kanabisit, por që kjo akuzë u hoq për shkak të provave të pamjaftueshme. Brenda shtëpisë, policia gjeti një kilogram kanabis dhe pastë të përdorur për të bërë amfetamina.Ata gjithashtu gjetën shënime të lidhura me kultivimin e kanabisit dhe një dokument i ngjashëm iu gjet edhe Gjinit.

Postime të ngjashme

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

D V

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Jorida Tabaku: Shqipëria me koncesion, qeveria jep me PPP edhe strehimin social

N E

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

SHBA dhe BE: Të goditen “të pandëshkueshmit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...