Kronika Shqipëri

Arrestohen pesë persona në Korçë, transportonin 25 emigrantë të paligjshëm

Zhurnal Ads

Pesë persona janë arrestuar nga policia në Korçë për shkak se u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së./tch/

Postime të ngjashme

Meta sfidon Ramën: Trego kush është personazhi i OFL që takova, erdhe në PS si emigrant

admin

‘Basha ka pasur presion të madh për të djegur mandatet’/ Anëtari i kryesisë së PD: Në çdo takim i thuhej pse rri në parlament

admin

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...