Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Arrestohen tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, dyshohen për terrorizëm

Shkup/Kumanovë – 28 dhjetor – Zhurnal.mk – Njësiti i policisë për luftë kundër terrorizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare si dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike, respektivisht Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ditën e djeshme ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist

Në bazë të urdhërit për bastisje në shtëpitë dhe hapësira të tjera, janë kryer bastisje në tetë lokacione, tre në Shkup dhe pesë në Kumanovë, me çka janë gjetur dhe arrestuar tetë persona, informon Zhurnal.

Bëhet fjalë për: B.F (32) B.G (27) dhe J.K (25) nga Shkupi. Më tej I.M (22), D.A (21), R.A (31), S.I (31) dhe A.S (21) nga Kumanova.

Me fjalë të tjera, B.A nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste ku përskaj të paraburgosurve V.A dhe E.L kanë qenë anëtarë edhe të arrestuarit e djeshëm. Qëllimi i tyre sipas MPB-së, ka qenë vrasje dhe shkatërrim të objekteve publike me qëllim të krijojnë ndjenjë të pasigurisë dhe frikë tek qytetarët. Për realizimin e këtij qëllimi, anëtarët e grupit kanë ndërmarë disa aktivitete parapërgatitore. Ata kanë siguruar mjete finansiare, armë, municion, pajisje ushtarake, kanë punuar pajisje të improvizuara eksplozive dhe më pas i kanë testuar të njejtat nëse do të eksplodojnë në hapësira të hapura.

Ata gjitha planet i kanë bërë përmes një grupi në Whatsapp.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ndërpritet dasma në Tetovë, privohet nga liria pronari i objektit hotelie

S.B.

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër shtatë pjesmarësve në protestën për “Monstrën”

Z H

Berat/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

S.B.

EKSKLUZIVE / Koalicioni ASH-AAA do të ngritë interpelancë ndaj Bujar Osmanit!

R Zh

MPB me detaje: Ja identiteti i viktimave në Fushë Tophanë

Z H

Aksidenti tragjik në Kashar/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar, policia jep detajet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...