Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Arrestohen tre persona në Berovë, dyshohen për djegien e makinës së inspektorit të policisë

Berovë, 13 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia nga rajoni i Berovës ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë përfshirë në djegien e makinës, pronë e një inspektori të policisë në Berovë.

“Janë arrestuar O.D.,B.K., dhe S.P., të gjithë nga Berova, në lidhje me djegien e makinë së tipit “Passat”, pronësi e G.P. nga Berova në rrugën “Mlladenski Kej”, e që ishte raportuar me datë 12.02.2021, rreth orës 02:00″, njoftojnë nga MPB.

Policia me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

“Është realizuar bisedë me ta, gjatë së cilës personat kanë pranuar se veprën penale e ka kryer S.P. nga Berova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB shton se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi penale për shkelje të nenit 292 nga Kodi Penal.

Postime të ngjashme

Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

D V

Aksident trafiku rrugën “Tirana” në Prizren

D V

E mori peng banda e drogës në Spanjë, shqiptari u shpëton dhe i bën gjëmën/ 6 të arrestuar

D V

Arrestohet 31-vjeçarja në Shqipëri, përfitoi 16 mijë euro nga mashtrimi në Instagram

D V

Ferrari me shpejtësi prej 231 km/h, arrestohet polaku me patentë false në Fier

D V

Detaje nga aksioni policor në Hasanbeg: 12 të arrestuar, kërkohen edhe tre persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...