Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen tre shkupjanë pasi policia tek ata zbuloi drogë

Tre persona nga Shkupi janë arrestuar dje pasi që policia gjatë bastisjes tek ata ka gjetur drogë.

Dje në orën 21.30 në parkun “Gjorçe Petrov”, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup e kanë privuar nga liria A.M.(21) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Më vonë në orën 23.50 në rr. “Xhon Kenedi”, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria B.T.(39) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur materje pluhur. Pas dokumenitmit të plotë të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Mbrëmë në orën 01.30 në rr. “Lovqenska”, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga lriria V.S.(37) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë dhe materje pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate, informon policia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...