Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro në Fushë-Kosovë

nga Xh M

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike pas një operacion të koduar “Kolonia” në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve fillimisht rreth orës 17:30 në rreth rrotullimin në Fushë-Kosovë është ndaluar një person me inicialet D.E. me veturë me targa vendore.

Pas kësaj, Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij dhe ka gjetur dëshmi apo prova materiale, paketime të marihuanës, kokainës, ekstazisë e peshore digjitale.Policia ka bërë bastisje në banesën e të dyshuarit të dytë me inicialet Sh.O.. Tek ai ka gjetur marihuanë e 200 euro të gatshme.

Operacioni është finalizuar me arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale B.I. dhe atij i konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se bënte transportimin e substancave narkotike.

“Sipas Policisë, pas një pune hetimore disa mujore, dje në rastin e koduar me emrin “Kolonia” Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë) ka realizuar një operacion policor, ku fillimisht rreth orës 17:30 në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë është ndaluar vetura Golf 7 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (D.E.), dhe menjëherë është proceduar me operacionin, ku Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe gjatë bastisjes/kontrollit janë gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim:

Ndaj të treve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë: 6 paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5) gram dhe 200 dyqind euro para të gatshme.

“Operacioni antidrogë është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i krimeve të rënda dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Më tej thuhet se hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More