Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me emigrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me emigrantë.

 

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.

“Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 02.09.2021 rreth orës 08:10, në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të dy automjeteve furgonave (kombi) në autostradë. Patrullat e policisë  kanë vëzhguar lëvizjet e automjeteve dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur shtatë  (7)  persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjete”, thuhet në komunikatë.

Tutje, aty thuhet se reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar dy të dyshuar dhe shtatë emigrantë.

“Në koordinim me prokurorin e  Prokurorisë Themelore  për Krime të Renda në Prizren është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar fillimisht dy të dyshuar: E.K ( v.l. 1998) dhe G.H (v.l. 2000), shtetas të Republikës së Kosovës dhe më pas është kuptuar se edhe një person i tretë është i përfshirë në rastin ‘‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë arrestuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin R.Z., (v.l. 1990), mashkull, shtetas i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me emigrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së. 

Related posts

​Bllokohen mbi 12 mijë euro në Kapshticë

D V

Arrestohen pesë persona në Gjevgjeli për drogë

D V

Policia e Kosovës arreston shtatë persona të dyshuar për “kontrabandim me emigrantë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More