Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Arrestohet 16 vjeçari pas shantazhimit të një të miture

Tetovë, 19 maj – Zhurnal.mk – Një i mitur 16-vjeçar nga Tetova u arrestua për shantazh ndaj një bashkëmoshatare, të cilësi i kërkoi para në mënyrë që të mos publikonte materiale kompromentuese. Rastin dje në polici e ka paraqitur nëna 44 vjeçare e vajzës.

“Ajo paraqiti se përmes profileve përdoruese në rrjetet sociale të vajzës së saj të mitur, një person e shantazhonte atë që, nëse nuk i paguante atij një shumë të caktuar parash, do të publikonte fotografi me përmbajtje komprometuese. Në të njëjtën ditë në orën 14:30 në rrugën “Shtipska” në Tetovë, u privua nga liria një i mitur 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet të jetë autori i krimit të raportuar”, kumtoi SPB Tetovë.

Në Dhjetor 2019, SPB Tetovë regjistroi një rast në të cilin një grua 26-vjeçare e raportoi ish-burrin e saj i cili kërkoi para nga ajo në mënyrë që të mos publikonte materiale të caktuara komprometuese pasi ia mori telefonin

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...