Arrestohet 18 vjeçari në Lazarat – dyshohet se posedonte kallashnikov, municion luftarak dhe lëndë narkotike

nga D. V.

Një person me inicialet E.M i moshës 18 vjeç është arrestuar pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme në Lazarat.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër për të, një sasi municioni luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, 1 kallëp eksplozivi dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More