Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohet 21 vjeçari nga Çairi, kishte kryer disa vjedhje të rënda

Shkup, 21 janar – Zhurnal.mk – Njësia për punë të brendshme Çair, mbrëmë rreth orës 23:00 ka arrestuar 21 vjeçarin A.I, i dyshuar se ka kryer disa vjedhje të rënda, informon Zhurnal.

Sipas komunikatës së MPB-së, nga ana e NJPB Çair, me mbledhjen e dëshmive, janë dokumentuar pesë vepra penale – vjedhje të rënda në shtëpi, dhe një vepër penale vjedhje xhepi. Me kryerjen e këtyre vjedhje, 21 vjeçari A.I ka fituar pasuri prej 224,290 denarë dhe ka shkaktuar dëm material prej 13.500 denar.

Kundër tij, deri në PTHP është ngritur padi penale për veprat e kryera, ndërsa gjykatësi i ka shqiptuar si fillim 8 ditë paraburgim./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...