Arrestohet 35-vjeçari nga Dobërdolli, i gjendet pistoletë gjatë bastisjes

nga D. V.

Më 13.11.2025, rreth orës 03:50, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të Departamentit të Policisë Gallatë kanë privuar nga liria A.Sh. (35), banor i po këtij fshati. Bastisja në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjykate, ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete “Ekol” me një karikator të zbrazët.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More