Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës sot ka bërë të mundur arrestimin e një personi i cili ishte në kërkim nga Policia.Arrestimi i tij është bërë rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë, njofton Policia e Kosovës.“G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj.

I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës” thuhet në njoftimin e Policisë.Njoftimi i plotë:Arrestohet personi i shpallur në kërkim dhe i dënuar me vendim gjykate
Prishtinë, 23 korrik 2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një personi i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Rreth orës, 10:00 në Fushë Kosovë, është ndaluar nga policia dhe është arrestuar i kërkuari; G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana
e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj.I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy