Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, kryente krime kibernetike

Një 45-vjeçar, qytetar i huaj, është arrestuar në kuadër të operacionit “Hija”. Sipas Policisë së Shtetit, operacioni është zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale.

Blutë e Tiranës njoftojnë se është arrestuar një qytetar i huaj B.P. 45 vjeç, pasi akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

45-vjeçari akuzohet se “nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë“.

Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme“, njofton policia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...