Është arrestuar një person i moshës 46 vjeçare i cili është i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se si rezultat i operacionit “Ndalesa”, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ dhe ‘Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg’ ”.
Po ashtu në njoftim thuhet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.