Me datë 12.10.2024 në ora 17:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.I. (47) nga Sellarca e Epërme, për arsye se tekaai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe materje pluhuri i bardhë. Më pas, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse, gjatë të cilës i janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë, një pushkë gjuetie dhe fishekë për pushkën. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
97
Postimi i mëparshëm