Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Arrestohet 52-vjeçari në stacionin e autobusëve në Shkup, kapet me sasi të madhe të drogës

Një 52-vjeçar nga Manastiri kishte fshehur marihuanë në çantë udhëtimi. Ai është arrestuar në stacionin e autobusëve në Shkup.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër 52 vjeçarit banor i Manastirit për veprën penale – prodhim dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“Në datën 11 mars, në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup, në stacionin e autobusëve ndërqytetarë, i akuzuari ka mbajtur 194 gramë marihuanë. Droga e dedikuar për shitje ishte fshehur në çantë udhëtimi, ndërsa personat e autorizuar zyrtar e kanë gjetur dhe e kanë konfiskuar”, njoftoi prokuroria e Shkupit.

I akuzuari tani është në paraburgim.

Postime të ngjashme

Sanksionohen 106 shoferë në Saraj

Zekirija Haxhiu

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

Dafina Vidishiqi

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Dafina Vidishiqi

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Dafina Vidishiqi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Klinë

Dafina Vidishiqi

Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për drejtim të shpejtë të automjetit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...