Kirva Pallankë, 2 dhjetor – Pronari i lopëve që kanë shkaktuar dëme në pronat private dhe rrezikojnë trafikun në zonën e Kriva Pallankës, u arrestua pasdite.
Ai u arrestua pasi pengonte inspektorët e Agjencisë për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinare (AHV) që t’i konfiskonin lopët, dhe gjithashtu kërcënonte jetën e disa qytetarëve që kishin pësuar dëme nga bagëtia e tij.
Vajzat e tij përpiqeshin të pengonin policinë që ta arrestonte babanë e tyre, i cili vetë është ish-punonjës policie.
Ngjarja e mëparshme, ku shihet qartë pronarja me flokë të artë, e cila është edhe përfaqësuese e Maqedonisë në Miss Globe 2025, duke shpërndarë bokse, mund të shikohet në linkun në vazhdim.
https://www.instagram.com/expres_mk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d0ea161b-811f-451e-b8a8-f682d68f0453
