Arrestohet bosi i shumëkërkuar i drogës, gabimi fatal i gruas në Instagram që i dha fund arratisë

nga Xh M

Një bos droge në kërkim u kap nga autoritetet pasi gruaja e tij postoi foto në rrjetet sociale.

Ronald Roland ishte në arrati prej dy vitesh me gruan e tij Andreza de Lima dhe vajzën e tyre. Por Lima, sipas emisionit Fantastico të TV Globo, ka postuar një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale.

Ajo po postonte foto nga vende të ndryshme, duke përfshirë Kolumbinë , Francën dhe Dubain, ndaj autoritetet ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e tyre.

Arratia përfundoi kur policia federale braziliane bastisi shtëpinë e tyre ndërsa ata ishin duke fjetur. Policia arrestoi edhe tetë persona të tjerë dhe sekuestroi para, drogë, armë dhe automjete të ndryshme.

50-vjeçari kishte lidhje me kartele të ndryshme droge në të gjithë Meksikën dhe thuhet se ka pastruar afro 1 miliard paund, me një pjesë të parave që kalonin në dyqanin e bikinit të gruas së tij. Biznese të tjera që thuhet se janë përfshirë ishin në sektorët e ndërtimit, aviacionit, marrjes me qira të makinave dhe kriptomonedhave./vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More