Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Arrestohet drejtuesi i LVV-së në Shqipëri

Zhurnal Ads

Është arrestuar, Boiken Abazi, drejtor i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, VV thekson se “Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme”.

Ata e cilësuan këtë arrestim “të porositur”, njofton Insajderi.

Boiken Abazi po shkonte në një tubim paqësor i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU, në rastin e ministrit të jashtëm grek në Tiranë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Kjo degë e LVV-së në Tiranë akuzoi direkt kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Roth: Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar

T E

Prefekti i qarkut të Lezhës: Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore me prezencë uji, asnjë banesë e përmbytur

S.B.

Aksident tragjik në Fier, përplaset për vdekje një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë

S.B.

Nordstream2 – A po përdoret gazi dhe investimet për të rritur influencën ruse në Ballkan dhe Europë?!

T E

Konfirmohet për deputet nga PD-ja, Andi Lila: Të bashkuar do ta fitojmë betejën e 25 prillit

admin

U kapën me 5 emigrantë në makinë, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...