Arrestohet hakeri që vodhi 13 GB të dhëna nga Agjencia e Shkencës dhe Arsimit të Lartë në Kroaci

nga Xh M

Policia kroate ka arrestuar një haker 23-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur informacione të klasifikuara nga Agjencia e Shkencës dhe Arsimit të Lartë, e cila raportoi sulmin e hakerëve.

I arrestuari dyshohet se nga data 18 gusht i vitit të kaluar deri në fillim të korrikut të këtij viti ka hakuar faqen e internetit, përkatësisht për “përfitim të paautorizuar në bazat e të dhënave jo publike” në faqen e internetit të Agjencisë.

Qasja e paautorizuar në të dhëna është kryer në të ashtuquajturat Metoda SQLI, e cila është një lloj sulmi kibernetik në të cilin sulmuesi injekton kodin keqdashës SQL në një faqe interneti dhe faqja e internetit e dërgon atë kod në bazën e të dhënave.

Kjo bëri që sulmuesi të kishte qasje të paautorizuar në të dhëna dhe të ishte në gjendje t’i modifikonte ato, duke shkarkuar përfundimisht deri në 13 GB “të dhëna jo publike”.

Pas marrjes së kallëzimit penal, oficerët e policisë kibernetike të Zagrebit, përmes një analize të detajuar të të gjitha të dhënave të grumbulluara si dhe videove që autori i panjohur i ka dërguar Agjencisë për Shkencë dhe Arsimin e Lartë përmes rrjeteve sociale, kanë konstatuar identitetin e tij dhe kanë mbledhur prova digjitale dhe ia ka përcjellë oficerëve të policisë së sigurisë kibernetike në Split, ku banon 23-vjecari.

I dyshuari 23-vjeçar është arrestuar në zonën e Policisë Brod-Posavinë dhe është shoqëruar në Split për hetime penale. Në kuadër të hetimeve, policia ka bastisur shtëpinë dhe ambientet e tjera të përdorura nga i dyshuari në Split dhe ka gjetur dhe sekuestruar pajisjet elektronike me të cilat ka kryer krimin.

Pas përfundimit të hetimeve penale, 23-vjeçari është denoncuar për veprën penale të hyrjes së paautorizuar, pas së cilës i është caktuar masa e mbajtjes, njofton policia e Split-Dalmacisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More