Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, dyshohet se shpalli tender pa lejen e bordit

Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua nga SPAK, së bashku me tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj për shkeljen e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.

 

Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dyshohet se ka shpallur procedurën e tenderimit ndonëse nuk ka pasur leje as nga bordi, as nga AMA.

Nga hetimi rezulton se në garë ishin dy operatorë, kompania TBS 96 dhe Euro Kontakt SH.P.K, të cilat kishin probleme në dokumente. EuroKontakt, e cila hyri në garë me 200 milionë të vjetra më pak se TBS, u skualifikua dhe ka bërë kallëzimin në SPAK. Pra anëtarët e KVO kanë shpallur fituese kompaninë e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë.

Kallëzimi u bë fillimisht tek Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencën dhe iu kalua SPAK. Dyshohet se në nëntor të 2018-ës u shpall fitues TBS 96 ndonëse nuk kishte dokument për këtë çështje.

Sipas SPAK, pasi u shpall fituesi TBS 96, ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ai që nxori urdhërin për vlerësimin e ofertës, ndonëse TBS 96 nuk kishte  dokumentet standarde.

Më datë 24 dhjetor u lidh kontrata mes ish drejtorit dhe operatorit fitues. Kushtet e garës ishin dorëzimi për 45 ditë i mallrave.

Dyshohet se afati i zbatimit të kontratës ishte më 06.02.2019, por një javë pas përfundimit, Gëllçi kreu një tjetër shkelje duke firmosur një kontratë shtesë deri në fund të shkurtit.

Ndonëse kontrata u lidh në vitin 2019, miratimi nga bordi dhe leja nga AMA për hapje kanali u dha në vitin 2020. Ndërsa sinjali i kanalit AGRO u hap në prill 2021.

Ndërsa tre anëtarët e vlerësimit të ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët ishin operatorë ekonomik akuzohen se përzgjodhën TBS, ndonëse nuk kishte dokumente standarde. /TCH/

Related posts

Dosjen “184” dështon sërish seanca në Gjykatën e Dibrës

N E

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rezarta Balliu

N E

Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni pas datës 5 korrik drejt ishujve grekë, kushtet që duhen plotësuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More