Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Arrestohet ish presidenti i Barcelonës, Bartomeu

Ish-Presidenti i FC Barcelonës, Josep MarIa Bartomeu, është arrestuar në vazhdim të hetimeve për skandalin që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Bastisja ka të bëjë me skandalin e vitit të kaluar, kur klubi i kishte kontaktuar disa kompani për të bërë fushatë kundër njerëzve të caktuar dhe entiteteve që e kundërshtonin administratën e presidentit të atëhershëm të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy drejtues të tjerë të klubit katalanas: Óscar Grau (Drejtor i Përgjithshëm), Román Gómez Ponti (drejtor i shërbimeve juridike) dhe Jaume Masferrer (këshilltar i Bartomeut).

Disa agjentë të trupit të sigurimit katalanas kanë hyrë në ambientet klubit këtë mëngjes dhe po kryejnë, një inspektim edhe pse ata ende nuk kanë shumë detaje në lidhje me kontrollet që po kryejnë njësia “Mossos”.

Skandali “Barça Gate” ka lidhje me përgjimet e disa futbollistëve kryesorë të ekipit, nga një kompani e paguar nga Bartomeu me qëllim për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesve.

Priten zhvillime të reja nga bastisja që po ndodh në objektet e “Camp Nou”.

Postime të ngjashme

Super Liga paralajmëron UEFA-n: Nëse merr vendime ekstreme…

Z H

Gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare” vazhdon më 19 maj

Z H

Unai Emery flet për Xhakën: Ka vlerësim të madh për mesfushorin shqiptar

Z H

Busquets nuk ofron garanci

Z H

Conte ka një kusht për Interin

Z H

Ballkani s’ka vend për gabime, po e ndjek titullin dhe Evropën

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...