Arrestohet juristi që plagosi Edison Begajn në Vlorë

Arrestohet autori i plagosjes së Edison Begajt në Vlorë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 majit të këtij viti.

 

Në pranga ka rënë juristi 36-vjeçar, Mitri Prifti.

“Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B., të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P., 36-vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e mbetur në tentativë dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41-vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, njoftoi policia.

Arrestimi i Priftit është bërë në bashkëpunim me policinë e Tiranës, e cila ka zbuluar vendndodhjen dhe ka bërë të mundur ndalimin e 36-vjeçarit, duke e sjellë më pas drejt Vlorës.

Juristi dyshohet se ka qëndruar në kryeqytet i fshehur gjatë gjithë kohës që pas plagosjes së Begaj. /Ora News/

Related posts

Plagosje me armë në Shkodër/ 52 vjeçari dërgohet me helikopter tek Trauma

D V

Gjendet drogë në makinën e Policisë së Maqedonisë, MPB: Nuk ka qenë e tyre, makina është e konfiskuar në 2016-tën

D V

Po luanin bixhoz, policia arreston një person në Skenderaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More