Një mësues është arrestuar të mërkurën nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku punonte në një fshat të Elbasanit.
A2 CNN mëson se mësuesi F.H., i cili jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Ali Hana” në Rrajcë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës, K.M dhe E.B, përkatësisht në klasë 8 dhe 9.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Elbasanit.