Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Arrestohet mjekë dhe infermierë në Afrikë pasi shisnin foshnje deri në 5 mijë dollarë

Një organizatë kriminale është shpërbërë ditën e sotme në Gana. BBC bën të ditur se kjo organizatë e quajtur “Korrje Foshnjash” vepronte duke shitur fëmijë njerëzve deri në 5 mijë dollarë një bebe.

Deri tani nga kjo oraganizatë kanë përfunduar nën arrest 11 persona të cilët janë 2 mjekë, 4 infermierë, 2 nëna, 2 punonjës të mirëqënies sociale dhe një doktor tradicional lindjesh. Shtrirja e grupit kriminal ishte kryeqytetin e Ganas, Akra dhe në qytetin fqinj Tema. Për të zbuluar këtë kanë marrë pjesë dy hetues si agjent të infiltruar, të cilëve iu shitën 2 foshnje për 3, 600 dhe 4, 800 dollarë secila.

Sipas autoriteteve të vendit disa prej nënave që iu merrej fëmija u thuhej se ata kishin lindur të vdekur, ndërsa disa të tjerë i quanin të pa aftë për tu kujdesur për ta. Disa të tjerë ata i inkurajonin vetë që t’i shisnin pasi nuk kishin gjendje financiale për tu kujdesur.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...