Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet mjeku në Kumanovë, i dyshuar për pranim të mitos dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare

Shkup, 22 shtator – Nëpunës policorë nga SPB Kumanovë – Departamenti për krim ekonomik kryen bastisje në hapësirat e punës në Repartin e syve pranë ISHP Spitali i përgjithshëm – Kumanovë dhe automjetin e udhëtarëve “opel astra”, I parkuar në qarkun e spitalit. Bastisja është kryer pas njohurive të marra paraprakisht operative, përkatësisht dyshimit të bazuar për marrje të mitos dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga ana e mjekes E.S.

“Gjatë bastisjes në Repartin e syve pranë IPSH Spitali I përgjithshëm – Kumanovë nga infermierja janë marrë 18.000 denarë, ndërsa nga bastisja në automjet, prinë e mjekes E.S. janë marrë rreth 98.000 denarë. E.S. është arrestuar dhe kundër saj do të parashtrohet padi adekuate penale në PTHP Kumanovë”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

E.S. e keqpërdori pozitën dhe autorizimin zyrtar, e ndëshkueshme sipas nenit 353 dhe mori mito nga pacientët, e ndëshkueshme sipas nenit 357 nga Kodi penal I Republikës së Maqedonisë së Veriut., kështu që bëri intervenime kirurgjike në hapësirat zyrtare të IPSH Spitali I përgjithshëm – Kumanovë.

Për intervenimet, në mënyrë të paligjshme ka marrë nga 12.000 denarë, edhe pse pacientët kanë qenë me sigurim shëndetësor përmes FSSH dhe për intervenimin e njejtë është dashur të paguajnë vetëm participim, por participimi nuk u është paguar. Pacientët paratë ia kanë dhënë personalisht të paditurës, para se të kryhej intervenimi kirurgjik, ndërkaq për çka pacientët nuk morën document për shërbimin e paguar.

Related posts

Fqinji rrahu fqinjën, bashkëshortja e tij në mënyrë agresive sillet ndaj policëve

Xh M

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

D V

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë, ka hyrë ilegalisht në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky