Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në “TikTok” pretendonte se është mjek popullor

nga D V

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Nazmi Mulakun, i cili në rrjetet e tij sociale pretendonte se është mjek popullor, dhe se shëron disa sëmundje.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Telegrafin, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Po janë arrestuar sot dy persona. Të dyshuar për veprat penale ‘Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok”, si Nazmi Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.

Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë.

Lidhur me veprimtarinë që ai ka ushtruar, Telegrafi kishte pyetur para disa muajsh Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More