Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohet në Belgjikë shtetasi i Maqedonisë pasi nuk respektoi karantinën

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – Policia belge e ka arrestuar një të punësuar nga një firmë nga Haalterti i cili ishte për vizitë në Maqedoni dhe është kthyer në punë pa i respektuar rregullat sanitare për Kovid-19 të cilat janë në fuqi në Belgjikë, njoftoi korrespondent i MIA-s.

“Personi u arrestua menjëherë dhe u vendos në karantinë”, kumtoi kryetari i komunës, Verle Baejens.

Sipas kryetarit të komunës Haaltert, punëtori nuk e ka plotësuar formularin pas kthimit të tij nga Maqedonia, e cila është në zonën e kuqe të Kovid-19, dhe nuk e ka respektuar detyrimin për t’u vendosur në karantinë të detyrueshme. Sipas tij, procedura e policisë është e shpejtë dhe e përshtatshme.

“Personi u testua dhe rezultatet do të dihen gjatë ditës. Në varësi të tyre, do të ndërmerren edhe masat në kompani”, shtoi kryetari i komunës.

Kompania dhe punonjësit u njoftuan për ngjarjen, ndërsa punëtori i pakujdesshëm, rrezikon gjobë me para për mosrespektim të masave kundër Kovid-19.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...