Arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës së Republikës

nga Xh M

Ditën e djeshme, është vënë në pranga punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala.

Mësohet se ky i fundit, është arrestuar pasi u kap në kushtet e flagrancës për veprat penale “Organizim i lotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”.

“U arrestua Y. L., 24-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal”, njofton policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More