Kronika Shqipëri

Arrestohet në Tiranë i riu i shpallur në kërkim, kapet me pistoletë gati për të shtënë

Zhurnal Ads

Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se rezultonte i shpallur në kërkim për krime ndaj personit. Ai është kapur me një armë zjarri me një fishek në fole gati për qitje.

Sipas policisë ai ka tentuar që të largohet por pas 10 minutash ndjekje forcat e posaçme ‘Shigjetat’ kanë arritur që ta arrestojnë.

I arrestuari është Ledjen Kadilli , 27 vjeç, banues në Durrës. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Top Channel/

Postime të ngjashme

Vetëdorëzohet 19-vjeçari që kreu atentatin ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Shkodër

admin

Edi Rama pranon ftesën e Ilir Metës për takimin rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare

admin

Shpërthim me tritol në një banese në Durrës, policia shoqëron disa persona

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...