Arrestohet një 51 vjeçar në Han të Elezit, ishte në kërkim për përdorim të armës

nga D V

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M (M/K), i moshës 51 vjeçar.

I njëjti kishte qenë në kërkim nga policia e Ferizajt me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e  Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More